U jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti

Mes dhimbjesh e lotësh u është dhënë lamtumira e fundit vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, të cilët humbën jetën nga tërmeti në Durrës.

 Të dy vëllezërit u varrosur në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit ku të pranishëm ishin shumë qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit, shkruan lajmi.net.

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ball që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.

Shemsedin e Isa Abazi kishin shkuar në Durrës për të punuar.