Turqia vijon zhvillimin e ilaçit kundër kancerit

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank ka ekzaminuar nga afër punimet për ilaçe vendore të nisura nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) për përdorimin në trajtimin e kancerit në zonën e kokës dhe qafës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kësaj vizite për herë të parë janë filmuar punimet në mjedisin laboratorik për zhvillimin e ilaçit biosimilar vendor kundër kancerit.

Sipas një njoftimi nga ministria, ministri Varank ka vizituar Qendrën për Hulumtime Marmara të TÜBİTAK-ut. Ai me këtë rast është informuar në lidhje me projektin për zhvillimin dhe prodhimin e ilaçit vendor biosimilar për luftimin e kancerit (BIOSIM).

Ai tha se e viziton këtë laborator për të dhënë mbështetje dhe për të treguar rëndësinë e kushtuar për këtë projekt. “BIOSIM është një projekt për zhvillimin e një ilaçi biosimilar kundër kancerit të kokës dhe qafës. Kjo është një teknologji shumë e rëndësishme. Kemi ilaçe që mund të prodhojmë 180 biosimilare të tilla të ndryshme. Shpresoj se me teknologjinë dhe infrastrukturën e zhvilluar këtu do t’i prodhojmë këto ilaçe në Turqi dhe duam që paratë të mbetet në shtetin tonë”, tha Varank.

Sipas tij, ilaçi kundër kancerit BIOSIM është prodhuar në mjedis laboratorik. “Në maj të vitit 2019 do t’i dorëzohet kompanisë. Ky ilaç është zhvilluar në bashkëpunim publik dhe industrial dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mënyrë që ky ilaç të marrë vendin e tij në farmaci dhe të shërojë të sëmurët duhet të përfundojnë punimet para klinike dhe klinike dhe duhet të kalojë edhe disa procese”, theksoi Varank.