Turqia, vendi më i përshtatshëm në botë për pushime

Turqia është zgjedhur vendi më i përshtatshëm ku mund të bëhen pushime, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Indeksit të Pushimeve nga Vox, Turqia radhitet si vendi që mund të parapëlqehet më së shumti për pushime me 17,3 përqind, ndërkohë që në vendin e dytë radhitet Britania me 11,7 përqind dhe në të tretin Meksika me 10,6 përqind.

Në indeksin e përgatitur pasi janë marrë parasysh normat e këmbimit të vendeve dhe shkallët e inflacionit, sipas radhitjes, Turqia, Britania, Meksika, Kina dhe Kosta Rika janë shpallur si vendet më të lira për të bërë pushime.

Lista në fjalë është përgatitur duke i marrë parasysh vlerat e valutave vendore kundrejt valutave të huaja që ndikohen nga inflacioni, ndërkohë që në të janë përfshirë 48 shtete. Sipas listës, e fundit radhitet Rusia me -28,4 përqind.

Në vendin e 44-t radhitet Kolumbia me -17,6 përqind, e 45-ta Argjentina me -18 përqind, e 46-ta Afrika Jugore me -24,6 përqind, ndërsa në vendin e 47-të radhitet Brazili me -26,9 përqind.

Në listën e shteteve më të përshtatshme për pushime India radhitet e 29-ta, Tajlanda e 32-ta dhe Koreja e Jugut e 35-ta.