Turqia vazhdon të mbetet opsioni i parë i turistëve nga Rusia

MOSKË (AA) – Përkundër pretendimeve të mediave të ndryshme për mundësinë e ndalimit të fluturimeve çarter (charter), Turqia po vazhdon të mbetet opsioni i parë i turistëve rus për pushime, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga shoqata e Operatorëve Turistike të Rusisë (ATOR) thuhet se në Rusi, 50 për qind e rezervimeve për pushime bëhen për në Turqi.

Në deklaratë theksohet se pretendimet e ditëve të kaluara se Rusia do t’i ndalë përsëri fluturimet çarter, nuk kanë shkaktuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm në interesimin e turistëve rusë ndaj Turqisë. Po ashtu bëhet e ditur se pas pretendimeve në fjalë ka pasur një numër të vogël të atyre që kanë kërkuar anulimin e pushimeve të tyre në Turqi.

Në disa lajme të mediave ruse, disa ditë më parë, ishte pretenduar se Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë kishte paralajmëruar kompanitë ajrore për mundësinë e anulimit të fluturimeve çarter në Turqi.

Duke mos pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga Rusia lidhur me çështjen, ekspertët presin që këtë vit 5 milionë turistët rusë ta vizitojnë Turqinë.

SHPËRNDAJE