Turqia shpreh shqetësim për trazirat politike në Bolivi

Pas tërheqjes së presidentit të Bolivisë, Evo Morales, Turqia ka shprehur shqetësim për trazirat politike në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në këtë kontekst, Turqia është thellësisht e shqetësuar për zhvillimet në Bolivi, që kanë rezultuar me dorëheqjen e presidentit Evo Morales”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Ministria turke shprehu shpresë se tensioni në vend është reduktuar, të kthehet jeta në normalitet dhe të mbizotërojë demokracia në Bolivi, në vijë me zgjedhjen e popullit të Bolivisë për të rivendosur paqen, qetësinë dhe stabilitetin përmes përsëritjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet presidenciale të Bolivisë më 20 tetor, Morales fitoi 47,8 për qind të votave, duke siguruar fitore që në raundin e parë. Por, opozita pretendoi mashtrim në zgjedhje, ndërsa disa parti kërkuan nga mbështetësit e tyre të dalin në rrugë.

Pasi opozita bëri thirrje për anulimin e votimit, Morales paralajmëroi se do të ketë zgjedhje të reja, por mbështetësit e opozitës thanë se ata do të vazhdojnë protestat derisa të mbahen zgjedhjet pa të.

Të dielën, në një adresim televiziv, shefi i ushtrisë së Bolivisë, Williams Kaliman, i bëri thirrje Morales të tërhiqet.

Morales tha se ai dha dorëheqje dhe se kundër tij ishte kryer një “grusht shteti”. Ai tha se mori vendimin për të parandaluar ish-presidentin Carlos Mesa-n që të mos japë udhëzime të tjera për mbështetësit e tyre për të sulmuar popullin e Bolivisë.