Turqia shënon rritje ekonomike, lë pas Gjermaninë, Italinë e Norvegjinë

Ekonomia e Turqisë me një rritje të shpejtë prej 0,9% gjatë çerekut të tretë të këtij viti kaloi vendet e Evropës si Gjermania, Italia e Norvegjia.

Me shtytjen pozitive të regjistruar në çerekun e fundit të këtij viti ekonomia turke u rrit 0,9%.

Sipas shifrave të deklaruara për rritjen ekonomike të çerekut të tretë ndër vendet e Evropës, ndërkohë që nuk pati tkurrje ekonomike, Italia me 0,3%, Gjermania me 0,5% dhe Norvegjia me 0,6% mbetën pas Turqisë.

Ndërkaq edhe ndër vendet e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) Turqia tërheq vëmendjen duke lënë pas Japoninë, që shënoi një rritje prej 0,1% dhe Meksikën që nuk regjistroi rritje ekonomike.