“Turqia respekton integritetin territorial të Sirisë në operacionet antiterroriste”

Ministri turk i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi sot se Turqia gjatë operacioneve në kuadër të luftës kundër terrorizmit, respekton integritetin territorial dhe sovranitetin politik të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në cilësi të pjesëmarrësit në konferencën e sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, Akar theksoi se siguria e kufirit dhe siguria e njerëzve është një prioritet i lartë për Turqinë.

“Në luftën e saj kundër terrorizmit, Turqia gjithmonë ka respektuar integritetin territorial dhe atë politik të Sirisë”, tha Akar, sipas të cilit objektivi i vetëm i të gjitha operacioneve të forcave turke është terrorizmi.

Turqia, në veri të Sirisë lufton në mënyrë aktive kundër organizatave terroriste siç janë DEASH-i dhe PKK/YPG.

Akar nënvizoi se marrëveshja dypalëshe e nënshkruar nga Turqia dhe Siria në vitin 1998 në Adana, parashikon luftën kundër terrorizmit si një interes rajonal.

“Turqia tashmë ka të nënshkruar me Sirinë një dokument mbi luftën kundër terrorizmit. Nga shkaku i situatës aktuale, Damasku zyrtar nuk është në gjendje të luftojë terroristët, prandaj ne po luftojmë atje”, tha Akar.