Turqia reagon ndaj rezolutës amerikane

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me rezolutën e miratuar të hënën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan me titull: “Shprehja e shqetësimit për aleancën ShBA-Turqi“.

Rezoluta në fjalë nuk përputhet në asnjë mënyrë me miqësinë e thellë dhe marrëdhëniet e aleancës midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)-së, thuhet në deklaratë.

“Një rezolutë që aprovon akuzat e padrejta dhe të pabaza në lidhje me politikën e jashtme të Turqisë dhe sistemin e saj gjyqësor nuk është kurrë e pranueshme”, vijon reagimi i MPJ turke.

Turqia përherë thekson rëndësinë e përdorimit të dialogut dhe respektimit të vendimeve sovrane të vendeve si rruga më efektive për sheshimin e dallimeve ndërmjet vendeve mike dhe aleate.

“Në vend të kësaj, është e papranueshme marrja e vendimeve që nuk janë të detyrueshme dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit reciprok, vazhdimi i mbajtjes në rend të ditës të gjuhës kërcënuese dhe sanksionuese dhe vendosja e disa afateve artificiale”, përfundon komunikata me shkrim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë lidhur me rezolutën e Kongresit amerikan.

SHPËRNDAJE