Turqia reagon kundër programit të ri qeveritar të Austrisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar kundër programit të qeverisë së re austriake në të cilin thuhet “të ndërpriten negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë si dhe të kërkohet aleat për këtë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

MPJ e Turqisë e vlerëson si “të pafat” dhe të “paaftë” kërkesën në programin e qeverisë së re të Austrisë.

“Kjo kërkesë e pafat dhe e paaftë në programin e qeverisë së re të Austrisë, për fat të keq i verifikon shqetësimet për lëvizjet politike, të cilat si bazë marrin margjinalizimin dhe tjetërsimin”, thuhet në deklaratën me shkrim të MPJ-së.

“Përveç kësaj përpjekjet për t’iu shmangur detyrimeve të cilat burojnë nga marrëveshjet e arritura mes shtetit tonë dhe BE-së, njëherësh duke i injoruar ato si dhe qëndrimi se do të kërkohet aleat për këtë, përveç që nuk është e drejtë, është qasje larg nga miqësia”, thuhet në deklaratë.

Nga MPJ thonë se “programi qeveritar me të cilin kërkohet aleat në drejtim të shpërfilljes së të drejtave ligjitime të shtetit tonë, në vend se të kërkohet aleat kundër sfidave në nivel global, është një mënyrë e papërshtatshme me etikën diplomatike”.

“Këto kërkesa të cilat rrezikojnë kufirin e humbjes së miqësisë së Turqisë, do të marrin përgjigjen adekuate atëherë kur të fillojnë përpjekjet për jetësimin e tyre”, thuhet në deklaratë.