Turqia pranon dërgesën e avionit të parë F-35 në SHBA

Turqia dje ka pranuar dërgesën e parë të avionit të saj F-35 në një ceremoni të organizuar në Forth Worth të Teksasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë nga Nënsekretariati turk për Industrinë e Mbrojtjes, kompanitë turke të përfshira në projekt, si dhe përfaqësuesit e Lockheed Martin-it, morën pjesë në ceremoni në Lockheed Martin në Teksas.

Turqia ka qenë në programin F-35 që nga fillimi i vitit 1999. Industria turke e mbrotjes ka marrë një rol aktiv në prodhimin e avionëve, edhe atë Aviacioni Alp, AYESAS, Aviacioni Kale, si dhe Industria e Hapësirës Ajrore Turke ka prodhuar pjesë të avionit të parë luftarak F-35.

Avioni pritet të ngre Forcën Ajrore Turke me aftësitë e tij superiore, të tilla si sensorët më të fundit dhe sistemi i avancuar i radarëve.

Avioni i parë F-35 i dorëzuar gjatë ditës së djeshme do të transferohet në bazën ajrore Luke në Arizona për pilot trajnime.

Avioni i dytë do të dorëzohet në ditët në vijim, ndërsa i treti dhe i katërti do të dorëzohen në muajin mars të vitit 2019. Këto avionë do të qëndrojnë në SHBA gjatë periudhës së trajnimit të pilotëve turq.