Turqia përkujton të rënët në betejën Sarıkamış në Luftën e Parë Botërore

Mijëra njerëz u mblodhën duke marshuar në qytetin Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarıkamış në Luftën e Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Pikënisja e marshit ishte në vendin Kızılçubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.

Marshi i gjatë katër kilometra e gjysmë, i titulluar “Turqia marshon me dëshmorët”, shënon 105-vjetorin e betejës, në të cilën rreth 90.000 ushtarë turq ishin ngrirë për vdekje.

Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe Zëvendëskryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Celal Adan, Minsitri i Rinisë dhe Sportit Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.