Turqia: organizatat ndërkombëtare, larg vendosjes së paqes

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Şentop, tha se pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare janë larg vendosjes së paqes në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Kuvendeve të vendeve G20 që mbahet në Tokyo, Şentop kritikoi strukturën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili i është përkushtuar vullnetit të pesë anëtarëve të përhershëm.

“Ne nuk kemi më një botë ku disa shtete kanë vetëm të drejta dhe disa të tjera vetëm përgjegjësi”, tha Şentop.

Nëse ne me të vërtetë nuk përpiqemi të kuptojmë çfarë po ndodh në botë “me empati dhe sinqeritet”, ne mashtrojmë veten me retorikën e “zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi ai.

“Për këtë arsye, mënyra më racionale e adresimit të politikës ndërkombëtare dhe çështjeve globale është duke e bërë atë nga një perspektivë realiste dhe dinamike”, tha Şentop.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, prej kohësh ka bërë thirrje për reformimin e strukturës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përdorur moton “Bota është më e madhe se pesë” dhe duke kritikuar pesë anëtarët e përhershëm: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia, për miratimin e vendimeve që mund të jenë katastrofike për kombet më të vogla.