Turqia njofton kthimin e refugjatëve sirianë në zonat e çliruara

Kthimi vullnetar i refugjatëve sirianë në Sirinë Veriore ka nisur të shpeshtohet edhe falë sigurisë që po ofron prania e ushtrisë turke në rajonet e pastruara nga milicia kurde.

Rajonet Tal Abyad dhe Ras al-Ayn tani kanë nisur të mbushen me persona zgjedhin të kthehen në shtëpitë e tyre, në vend se ta vazhdojnë statusin e refugjatit në vendin fqinj.

Ministria Mbrojtjes Kombëtare Turke tha se “fillimisht 200 nga vëllezërit tanë sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë dhe tokat e tyre duke gjetur atje siguri”.

Me forcimin e paqes dhe sigurisë në zonën ku u krye Operacioni “Burimi i Paqes”, pritet që njerëzit të vazhdojnë të kthejnë shtëpitë e tyre.