Turqia mesazh ngushëllimi për shpërthimin në Paris

Ministria e Jashtme e Turqisë në lidhje me shpërthimin e ndodhur dje për shkak të rrjedhjes së gazit në kryeqytetin e Francës, Paris, ka bërë një deklaratë me shkrim ku shpreh ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën dhe urimet për shërimin e shpejtë për të plagosurit, raporton Anadolu Agency (AA). “Shprehim ngushëllimet për popullin dhe qeverinë e Francës si dhe kryesisht për të afërmit e personave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Gjithashtu urojmë shërimin e shpejtë të personave të plagosur”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ministria. Më tej thuhet se është mësuar me një trishtim të madh që në ngjarje ka patur të vdekur dhe të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në Paris. Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në një furrë në rajonin 9 në Paris të Francës fillimisht u shfaq një zjarr ku dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit më parë ndodhi një shpërthim i cili shkaktoi dëme të rënda në furrë dhe ndërtesat përreth. Si pasojë e shpërthimit të gazit në një furrë në Paris është njoftuar se së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.