Turqia gjen evidenca se Khashoggi u vra brenda konsullatës

Hetuesit kanë gjetur prova që tregojnë se gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll, tha një burim turk për agjencinë e lajmeve AP.

Khashoggi u zhduk në fillim të muajit tetor, pasi kishte lënë të fejuarën e tij jashtë ndërtesës ndërsa po shkonte të merrte një dokument.

Autoritetet saudite kanë mohuar përfshirjen dhe lejuan autoritetet turke të kërkojnë konsullatën për nëntë orë të hënën.

Khashoggi ishte një kritik i shquar i Rijadit, i cili u largua nga vendi vitin e kaluar, dhe gjeti punë në Washington Post.