Turqia dhe SHBA, bisedime per ekstradimin e Gylenit

ANKARA (AA) – KEMAL KARADAĞ – Një delegacion i përbërë nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë përgjatë dy ditëve do të realizojnë bisedime në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së theksohet se ditën e hënë në Turqi do të mbërrijë delegacioni prej katër personash, i cili përbëhet nga tre përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe një person nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Delegacioni amerikan do të kryejë një sërë takimesh në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), Gülen. Delegacioni në datat 23-24 gusht do të kryejë takime me autoritetet në lidhje me ekstradimin dhe tentativën e puçit.

Gjithashtu edhe zyrtarët e ministrisë me udhëzim të ministri turk të Drejtësisë, Bekir Bozdağ, kanë kryer përgatitjet para vizitës së delegacionit amerikan. Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë krahas dosjeve të dërguara për ekstradimin do të ndajnë me bashkëbiseduesit amerikanë prova të rëndësishme se tentativa e puçit më 15 korrik është kryer nën urdhrat dhe komandën e Fethullah Gülen.

Shkëmbimet e ekstradimit Turqi-SHBA

Pas tentativës së puçit të FETÖ-s më 15 korrik, qeveria për ekstradimin e kreut të organizatës, Gülen kërkoi nga SHBA-ja ku ai banon “arrestimin dhe ekstradimin e tij të menjëhershëm”.

Pas këtyre zhvillimeve Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gülen i dërgon një letër Ministrisë Turke të Drejtësisë. Në këtë letër Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Gülenit propozon dërgimin e një delegacioni nga Ministria Turke e Drejtësisë në SHBA ose dërgimin e një delegacioni nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në Turqi.

Ndërsa Ministria Turke e Drejtësisë në letërpërgjijen e saj të dërguar SHBA-së kishte propozuar fillimisht dërgimin për bisedime të një delegacioni amerikan në Turqi dhe më pas dërgimin e një delegacioni turk në SHBA. Departamenti Amerikan i Drejtësisë pas pranimit të propozimit të bërë nga Turqia pati njoftuar se do të dërgonte një delegacion në Turqi.