Turqia dënon deklaratat arrogante të Izraelit

“Dënojmë deklaratën arrogante të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit lidhur me çështjet që ka vënë në dukje Presidenti ynë mbi zhvillimet e fundit në Al-Aksa”.

“Në kohën osmane komunitete me përkatësi të ndryshme fetare e sektare në Palestinë kanë bashkëjetuar në paqe për shekuj të tërë dhe e kanë ushtruar lirshëm besimin e tyre. Në këtë kontekst, hebrenjtë janë ata që duhet ta dinë më së miri tolerancën e pashembullt që është shfaqur në periudhën osmane. Edhe sot liria e besimit dhe praktikimit të tij për hebrenjtë që jetojnë në Republikën e Turqisë është e garantuar nga shteti ynë”, sqaroi zëdhënësi Myftjollu, duke shtuar se Al-Aksa për myslimanët është vendi i tretë më i shenjtë në botë dhe renditet në krye të çështjeve më prioritare që interesojnë të gjithë botën islame.

“Duket hapur se përpjekjet që bëhen për të mbuluar të vërtetën që Jerusalemi Lindor vazhdon të jetë i pushtuar, ndërkohë që pushtimi izraelit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe në Gaza po mbush 50 vjetët, nuk do të kontribuojë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Përgjegjësia që i takon Izraelit është që ti rikthehet sa më shpejt statukuosë në Al-Aksa dhe gjykimit të shëndoshë dhe të heqë të gjitha barrierat përballë lirisë së ushtrimit të besimit”, tha zëdhënësi i MPJ turke, raporton trt. /Mesazhi/