Turqi, vitin e kaluar turistët shpenzuan 5.1 miliardë dollarë për ushqime

Turistët vitin e kaluar në Turqi kanë shpenzuar 5 miliardë e 108 milionë dollarë për ushqime dhe pije, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas pasqyrës statistikore që gazetari i AA-së ka përpiluar duke u bazuar në të dhënat e Institutit Turk të Statistikave (TÜİK), shpenzimet totale të turistëve në Turqi gjatë vitit të kaluar kanë qenë 22 miliardë e 107 milionë dollarë, edhe atë 18 miliardë e 495 milionë shpenzime personale, tre miliardë e 611 milionë shpenzime për turne të organizuara.

Në kuadër të shpenzimeve personale të turistëve, më së shumti (27 përqind) janë bërë shpenzime për ushqime dhe pije, konkretisht 5 miliardë e 108 milionë dollarë, ndërsa më pas radhiten shpenzimet për transport ndërkombëtar me tre miliardë e 269 milionë dollarë.

Gjatë periudhës në fjalë, turistët kanë shpenzuar dy miliardë e 507 milionë dollarë për akomodim, një miliard e 722 milionë dollarë për transport, 715 milionë dollarë për shëndetësi, 295 milionë dollarë për sport, arsim dhe kulturë dhe 55 milionë dollarë për shërbime të turneve.

Ndërkaq, shpenzimet e turistëve për veshmbathje kapin vlerën prej dy miliardë e 607 milionë dollarësh, kurse ato shpenzimet për dhurata kanë arritur në një miliardë e 24 milionë dollarë.

Shuma e të hollave të shpenzuara nga turistët për qilima dhe shtrojë ka arritur në 87 milionë dollarë. Turistët gjithashtu kanë ndarë 902 milionë dollarë për shpenzime të tjera dhe 55 milionë për shërbime detare.

25 përqind e shpenzimeve jashtë vendit janë dedikuar për akomodim

Nga ana tjetër, të dalat e shtetasve turq që kanë vizituar vendet e huaja për vitin 2016 ka kapur vlerën prej 5 miliardë e 50 milionë dollarësh. Katër miliardë e 31 milionë nga të dalat për qëllime turistike përbëhen nga shpenzime personale, ndërsa një miliardë e 18 milionë nga shpenzime për turne të organizuara.

Shtetasit e Turqisë 65 përqind të shpenzimeve personale jashtë vendit e kanë ndarë për ushqime dhe pije, akomodim dhe dhurata, konkretisht një miliardë e 120 milionë dollarë për ushqime dhe pije, një miliardë e 35 milionë dollarë për akomodim dhe 472 milionë dollarë për dhurata, apo shprehur në përqindje, 27 përqind të spenzimeve personale janë dedikuar për ushqime dhe pije, 25 përqind për akomodim dhe 11 përqind për dhurata.

Shpenzimi mesatar i shtatë milionë e 892 mijë shtetasve turq që kanë vizituar vendet e jashtme ka qenë 640 dollarë.

Shpenzimet e turistëve të huaj dhe shtetasve që jetojnë jashtë vendit që kanë vizituar Turqinë për vitin 2016 janë si në vijim:

SHPËRNDAJE