ISIS merr pergjegjesine per sulmin ne Turqi, tetë të arrestuar për sulmin terrorist

Policia turke ka arrestuar sot tetë të dyshuar për sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, i cili vrau 39 persona natën e Vitit të Ri.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se dhjetëra njerëz janë arrestuar javën e kaluar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste ISIS, njofton e përditshmja turke Daily Sabah.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, ministria tha se 147 persona u arrestuan pasi autoritetet thanë se “kanë qenë në kontakt me organizatën terroriste ISIS”.

Autori i sulmit terrorist është ende i lirë dhe policia është duke zhvilluar një kërkim të gjerë në mbarë vendin për ta gjetur atë.

Terroristët e ISIS sot kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. /MESAZHI/