Turqi, pronarët e dyqaneve u hapin dyert maceve për t’u ngrohur

Pronarët e disa dyqaneve në qytetin e Antalyas në jug të Turqisë kanë marrë vlerësime pozitive pasi ua kanë hapur dyert dhe vitrinat maceve të rrugës për t’u ngrohur për shkak të temperaturave të ftohta, raporton Anadolu Agency (AA).

Macet në një bulevard me dyqane në distriktin Muratpaşa të qytetit mesdhetar kërkojnë strehim nga temperaturat e ftohta në dyqanet në këtë rrugë, pronarët e të cilëve u ofrojnë ushqime.

Rreth 15 maca, të cilat rregullisht ulen nëpër vitrinat dhe karriget e këtyre dyqaneve, kanë tërhequr vëmendjen e klientëve myshterinjve dhe kalimtarëve të rastit.

❮❯Turqi, pronarët e dyqaneve u hapin dyert maceve për t’u ngrohurPronarët e disa dyqaneve në qytetin e Antalyas në jug të Turqisë kanë marrë vlerësime pozitive pasi ua kanë hapur dyert dhe vitrinat maceve të rrugës për t’u ngrohur për shkak të temperaturave të ftohta. Macet në një bulevard me dyqane në distriktin Muratpaşa të qytetit mesdhetar kërkojnë strehim nga temperaturat e ftohta në dyqanet në këtë rrugë, pronarët e të cilëve u ofrojnë ushqime. ( Sinan Özmüş – Anadolu Agency )02.01.2019 Sinan Özmüş1 / 10

Krahas strehimit dhe ushqimeve, shitësit po ashtu i dërgojnë macet në veterinar nëse sëmuren, ndërsa në kohë të barrës, ato trajtohen si mysafirë të përhershëm.

Ahmet Kurt (21), drejtori i një dyqani që kujdeset për macet, tha për AA se aktalisht kujdeset për dy mace në dyqanin e tij, ndërsa më parë ishte kujdesur për nënën e tyre.

“Kur mbeti me barrë, ne i ofruam një mjedis të ngrohtë, ushqim dhe ujë. Lindi katër kotele, prej të cilave njëra humbi, njëra u godit nga makina, ndërsa dy mbetën këtu, për të cilat ne kujdesemi. Njëra prej tyre shtrihet në vitrinë, kurse tjetra në karrige. Çdo mëngjes dhe mbremje janë këtu, pasi i ushqejmë”, thotë Kurt.

Ai tregon se kalimtarët vazhdimisht shkrepin fotografi kur shohen macet brenda.

Ndërkaq, Oğuzhan Türkeri (36), një tjetër tregtar, thotë se një mace e rrugës, të cilën e kanë emëruar me emrin “Karamel”, është bërë pjesë e pandashme e dyqanit të tij, pasi fillimisht e kishin strehuar brenda.

Türkeri thotë se macet i furnizon me ushqim dhe rërë dhe se ka pranuar reagime të mira nga myshterinjtë.

“Të gjithë tregtarët në këtë rrugë biznesesh i duan macet e rrugës dhe kujdesen për to. Të gjithë kanë mace në dyqanet e tyre. Ato rreziten në vitrina dhe hanë ushqimin. Edhe njerëzit përreth i duan pa kushte. Madje, disa qytetarë ofrojnë edhe ushqime”, tregon Türkeri.