Turqi, neutralizohen 40 terroristë

Gjithsej 40 terroristë janë neutralizuar gjatë javës së kaluar në operacionet kundër terrorizmit në të gjithë Turqinë, bëri të ditur Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë apo kapur.

Forcat e sigurisë kryen 985 bastisje kundër terrorizmit në Turqi nga 2-9 korrik, shtoi Ministria e Brendshme.

PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1.200 personave të personelit të sigurisë dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.