Turqi, nën dyshimet për lidhje me FETO-n arrestohen 150 ushtarë

Policia në Stamboll arrestoi sot 150 ushtarë nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra kryesore e Prokurorisë në Stamboll lëshoi urdhër arresti për 300 ushtarë në kuadër të hetimit rreth strukturave të FETO-s në ushtrinë turke. Urdhri ka të bëjë me 211 ushtarë që janë në shërbim aktiv.

Organizata terroriste Fetullahxhi/Struktura e Shtetit Paralel (FETO/PDY) në vitet 1970 filloi të infiltrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, në mënyrë që të forcojë në masë të madhe piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve në vitet 1980 dhe më në fund, më 15 korrik të vitit 2016, ajo kreu tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte përmbysjen e rendit kushtetues dhe autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi, 250 persona ranë dëshmorë dhe 2.200 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gülen.