Turqi, ndalohet nga policia vëllai i Fetullah Gylenit

Ndalohet në qytetin Izmir të Turqisë, Kutbettin Gylen, vëllai i kreut të organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e departamentit të antiterrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mësohet se kanë nisur punimet pas një informacioni të marrë se Kutbettin Gylen i cili në kuadër të hetimeve për FETÖ-n ndodhej në kërkim me akuzën “anëtarësim në organizatën e armatosur terroriste” ndodhej në shtëpinë e një të afërmi. Ndër të tjera bëhet e ditur se policia në një operacion të ndërmarrë ka ndaluar Kutbettin Gylen.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë ende procedurat ndaj tiji cili është dërguar në Drejtorinë e Departamentit të Antiterrorizmit.

Më parë ishte identifikuar se Kutbettin Gylen figuronte sikur punonte dhe kishte ndërprerë marrëdhëniet pas vendosjes për marrjen nën administrim të shtypshkronjës Çağlayan, që vepronte lidhur me holdingun Kaynak në rajonin Gaziemir të qytetit Izmir.