Turqi, mbërrin avioni i 6-të me pajisjet e sistemit S-400

Në bazën ajrore Mürted/Ankara ka mbërritur avioni i gjashtë me pajisjet e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e mbrojtjes, në një postim nga llogaria e saj Twitter, ka bërë të ditur se në bazën ajrore Mürted/Ankara ka mbërritur avioni i gjashtë me këto pajisje.

Në kuadër të transferimit të pajisjeve për sistemin e mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë S-400 në Turqi, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka mbërritur avioni i gjashtë me pajisjet dhe se transferimi i pajisjeve vazhdon në mënyrë të planifikuar. Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të transferimit pritet që sot të mbërrijnë edhe avioni i i shtatë.

SHPËRNDAJE