Turqi, kapen 4 pjesëtarë të DEASH-it

Policia turke në provincën Adana ka arrestuar katër vëllezër, shtetas sirianë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH dhe kanë qenë duke përgatitur vepër terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara, katër të dyshuarit kanë hyrë në Turqi nga Siria, ndërsa arrestimi i tyre është realizuar në orët e hershme të mëngjesit përmes një operacioni të ekipeve të Departamentit të Antiterrorit.

Pas kontrollit në Njësinë e Mjekësisë Ligjore në Adana, katër vëllezërit sirianë janë dërguar në polici.