Turqi, 6 puçist dënohen me burgim të përjetshëm

Pak pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, pas një viti për propagandë pro organizatës terroriste PPK, Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të përfshirë në vrasjen e 250 civilëve gjatë puçit ushtarak në Turqi.

Akuzat ndaj tyre janë për lidhje me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ankaraja e akuzon Gylenin se është personi që organizoi grushtin e dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan, si dhe Nazli Ilicak kanë qenë të informuar që përpara për puçin ushtarak.