Trump vështirëson Lotarinë Amerikane: kush duhet të shkelë e kush jo në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar para Kongresit një sistem të ri emigracioni që do të bazohej në “drejtësi, modernitet dhe ligj”.

Sistemi i ri prek “Lotarinë Amerikane” apo “Green Card” e njohur atje, e cila deri tani bënte përzgjedhje të rastësishme të atyre që mund të shkelnin në tokën amerikane dhe të bëheshin rezident të saj.

“Përzgjedhja e rastësishme është në kundërshtim me vlerat amerikane dhe bllokon shumë emigrant të talentuar që kanë shumë për të dhënë”, tha Trump.

Deri tani sistemi i emigracionit u ka dhënë përparësi lidhjeve familjare dhe nevojave humanitare, por tash e tutje, Trump i ka në shënjestër, siç tha ai, “gjenitë potencial”.

Sipas Trump, plani i tij ka dallim nga opozita demokrate ka për synim të hapë kufijtë, e që sipas tij do të shkaktonte kaos. “Ne propozojnë sistem që ka prioritet sigurinë e punëtorëve amerikan. Propozimi është pro-amerikan, pro-emigrant dhe pro-punëtor,” përfundoi Trump.

Si shumë plane të tjera, edhe ky u zhvillua nga dhëndëri i presidentit, njëkohësisht këshilltari i tij, Jared Kushner.  /tesheshi.com/

SHPËRNDAJE