Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka shtruar një iftar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftar morën pjesë përfaqësuesit diplomatikë të vendeve muslimane të akredituar në Washington, të cilëve në fjalën e rastit Trump u tha se Ramazani është një faktor i rëndësishëm i unifikimit të vlerave për të gjithë muslimanët.

“Kam nder të madh t’ju uroj mirëseardhjen tuaj në iftarin në Shtëpinë e Bardhë, në kohë kur muslimanët anembanë botës shënojnë Ramazanin”, tha Trump.

Iftare në Shtëpinë e Bardhë më herët organizuan edhe ish-presidentët amerikanë Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.

Bëhet fjalë për një traditë mbi 20 vjeçare.

SHPËRNDAJE