Trump paralajmëron shfuqizimin e nënshtetësisë për të lindurit në SHBA

Presidenti Donal Trump ka deklaruar se po konsideron lëshimin e një urdhri ekzekutiv për të shqfuqizuar amendamentin e 14 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara i cili i garanton nënshtetësinë cdo personi që lind në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po merremi shumë seriozisht me këtë gjë, me të drejtën e nënshtetësisë kur lind një fëmijë në tokën tonë. Kalon kufirin, bën një fëmijë dhe urime, bebja tani është shtetas amerikan. Po e ndjekim me shumë, shumë seriozitet”, u shpreh Trump për gazetarët.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti ka përmendur anulimin e të drejtës së nënshtetësisë amerikane për fëmijët e lindur brenda territorit të SHBA. Vitin e kaluar ai e quajti këtë gjë qesharake. “Lind në SHBA dhe për 85 vite je shtetas amerikan, me gjithë përfitimet që kjo sjell”, pati thënë ai.

Premtimi më i madh i Trump në fushatën zgjedhore presidenciale ishte lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe ndalimi i personave që kalonin kufirin për të jetuar në SHBA pa dokumente. /Opinion.al