Trump: Në kufirin Turqi-Siri është arritur një sukses i madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në kufirin Turqi-Siri është arritur një sukses i madh dhe se është krijuar zona e sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Trump është shprehur se, “Në kufirin Turqi-Siri është arritur një sukses i madh. Është krijuar zona e sigurt. Armëpushimi vazhdoi dhe misionet luftarake përfunduan”. 

“Kurdët kanë punuar shumë mirë me amerikanët dhe janë të sigurtë. Po ashtu edhe të burgosurit e DEASH-it janë nën siguri”, ka theksuar Trump, duke njoftuar se në lidhje me çështjen do të japë një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë. 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të përbërë nga 10 pika në lidhje me rajonin në veri të Sirisë.