Trump ironizon me Evropën: Nuk e dija se kanë avionë aq të shpejtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, deklaroi se vendi i tij dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë arritur një marrëveshje mbi rishikimin e marrëdhënieve tregtare, që ndodhi pasi paraprakisht kërcënoi liderët evropianë me dogana mbi automjetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit që realizoi mbrëmë me homologun e tij polak, Andrzej Dud, Trump në Shtëpinë e Bardhë zbuloi detaje se si ka bindur liderët e BE-së për të negociuar dhe rishikuar bashkëpunimin e tyre tregtar me SHBA-të.

Trump zbuloi se presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në tri raste ka refuzuar thirrjet e tij për negociata.

“I thash në rregull, nuk e kemi patjetër të negociojmë. Do të vendosim dogana mbi miliona automjetet të cilat i eksportoni në SHBA. Erdhi aq shpejtë në zyrën time, sa që nuk ishe në dijeni se kanë avionë aq të shpejtë”, tha Trump.

Me këtë rast, Trump akuzoi Kinën dhe BE-në se po keqpërdorin bujarinë e SHBA-ve duke bërë një shkëmbim të pabarabartë tregtar.