Trump ironizon Greta Thunberg: Shko e shiko filma

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj zemërimit të Greta Thunberg për ndryshimet klimatike.

Përmes një postimi në Twitter, Trump shkruan se Thunberg duhet të mësojë të menaxhoj tërbimin e saj dhe të shkojë të shohë ndonjë film në kinema.

“Qetësohu Greta, qetësohu” – shkruan multimiliarderi amerikan, pasi tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja e Parisit.

Greta Thunberg është shpallur Personi i Vitit nga revista Time./Ora News