Trump i bën thirrje YPG/PKK-së që të tërhiqet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se organizata terroriste YPG/PKK ndodhet në tendencën për t‘u tërhequr dhe se shpreson që ajo do të tërhiqet nga kufiri me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një takimi me votuesit e tij në Washington, Trump duke komentuar vendimin e tij për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajoni i operacionit “Burimi i Paqes” tha se “Vitin e kaluar mbetëm mes Irakut dhe qeverisë rajonale kurde, ndërsa këtë herë kemi mbetur mes Turqisë dhe YPG/PKK-së”.

“Kurdët (YPG/PKK) janë në tendencën për t’u tërhequr nga një territor prej 22 milje, 30 kilometra nga kufiri me Turqinë dhe kjo është një gjë e mirë. Lërini që kufijtë e tyre (turqve) të jenë të tyre”, tha Trump.

Në vlerësimin lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e ushtarëve amerikanë, Trump tha se “Nuk duhet të mbajmë edhe për 50 vjet ushtarët tanë në kufirin Turqi-Siri përderisa nuk mund të ruajmë kufirin tonë”.

Ai tha se do të jetë në objektivin e medias pavarësisht vendimit që ai do të merrte. “Sikur të kisha dhënë vendimin e kundërt, në mënyrën që do të qëndrojmë, luftojmë dhe do të mundim Turqinë, sërish do të më urrenin pa marrë parasysh vendimin që marr”, theksoi Trump.

Ndërkohë në vlerësimin rreth tërheqjes së organizatës terroriste YPG/PKK, Trump tha se “Shpresoj që të tërhiqen sepse nëse nuk keni avion është shumë e vështirë të fitosh kundër një force që ka avionë luftarakë”.