Trump: Erdogan do ta zhdukë Isis-in

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një vizite të papritur në bazën ushtarake Aynu’l Esed në rajonin Enbar në perëndim të Irakut ka deklaruar se nuk e kanë në plan të tërheqin trupat ushtarake nga Iraku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me arsyen e vizitës së tij në Irak, Trump tha: “Dëshiroja të vizitoja ushtarët tanë këtu dhe t’i përcjell repspektet e mia”.

Bëhet e ditur se Trump në Irak ka zhvilluar takime me ushtarakë të nivelit të lartë të ushtrisë amerikane si dhe është takuar me kryeministrin irakian Adil Abdul-Mahdi.

Në një deklaratë gjatë takimit me ushtarët amerikanë në bazë, Trump tha se “Nuk kemi asnjë plan për t’u tërhequr nga Iraku. Nëse do të dëshirojmë të bëjmë ndonjë gjë në Siri mund të përdorim Irakun si bazë”.

“Kam zhvilluar bisedime shumë të mira me Erdoğanin”

Lidhur me çështjen e Sirisë, Trump tha nga ai është kërkuar kohë shtesë për tërheqjen nga Siria por se nuk e ka pranuar këtë. “Kam zhvilluar bisedime shumë të mira me presidentin Erdoğan i cili dëshiron të eliminojë DEASH-in. Ai dhe të tjerët do ta bëjnë këtë. Sepse ne jemi në zonën e tyre. Por, ata duhet të mbajnë barrën dhe koston, por ata nuk e bëjnë këtë. SHBA-të nuk mund të vazhdojnë të luajnë rolin e policit botëror”.

“Erdoğan dëshiron t’i japë fund asaj çfarë ka mbetur nga DEASH-i në Siri”, theksoi Trump duke shtuar se “Arabia Saudite ka premtuar se do të paguajë koston ekonomike”.