Trump dhe Biden shkëmbejnë sulme verbale

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kundërshtari i  tij në garën presidenciale Joe Biden kanë shkëmbyer batuata mes tyre ndërsa kryenin vizitat e tyre në shtetin e Iowa-s.

Para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë, Trump e quajti kundërshtarin e tij ‘budalla’ dhe ‘të dobët mendërisht’. Me pas ai shtoi se Biden ka dështuar në të kaluarën në garat presidenciale duke theksuar se tashmë ai është ‘edhe më i ngadalshëm se cka qenë’.

Në anën tjetër, Biden tha se presidenti Trump është “një rrezik ekzistencial për Amerikën”.

Ai shtoi “Mënyra se si ai flet, mendon se është i ashpër, epo është e lehtë të jesh i ashpër kur dikush tjetër ndjen dhimbje. Një president nuk ka lidhje me këtë lloj të foluri”.

Biden tha se Trump premtoi se do të mbrojë punëtorët dhe fermerët, por në vend të kësaj i ka bërë ata “këmbësorë” në luftërat e tarifave me vende si Kina dhe Meksika.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA që do të zhvillohen në 2020, Donald Trump me shumë mundësi do të jetë kandidati republikan ndërsa Biden pritet të jetë rivali i tij Demokrat. Megjithëse ky i fundit kryeson në sondazhe ai është duke u përballur me kundërshti brenda partisë së tij. Biden ka qenë për gjashtë mandate senator, shërbeu si zëvendës i presidentit Barak Obama për dy mandate dhe u kandidua dy herë për president në vitin 1988 dhe 2008, mirëpo nuk pati sukses. /Opinion.al