Trump: Biseda telefonike me Kinën shumë produktive

Biseda telefonike mes negociatorëve tregtarë amerikan dhe kinez ka qenë shumë produktive, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump, në një kohë kur administrata do të vonojë vendosjen e tarifave ndëshkuese mbi produktet elektronike të konsumit, të importuara nga Kina.

“Negociatori kryesor kinez, Liu He dhe ministri i Tregtisë, Zhong Shan janë takuar me përfaqësuesin amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit, Steve Mnuchin”, theksoi media shtetërore.

Uashingtoni njoftoi shtyrjen e një pjese të këtyre tarifave më 15 dhjetor.

“Ne e bëjmë këtë për Krishtlindje në rast se kjo do të ndikojë tek konsumatori amerikan”, theksoi presidenti amerikan.

“Ne vendosëm shtyrjen e tarifave që ato të mos kenë ndikim në festat e fundvitit”, nënvizoi Trump./atsh-afp