Truket për të larë xhaketat e palltot në shtëpi duke kursyer para

Palltot e leshta, xhaketat nga lëkura artificiale dhe të mbushura me pende apo me poliester mund t’i lani edhe në shtëpi.

Rregulli i parë është që palltot duhet të pastrohen së paku një herë në vit.

– Parfumet dhe vajrat nga flokët tuaj kalojnë në xhaketa dhe në pallto, por mund të tërheqin edhe insekte të cilat i dëmtojnë, thotë bashkëpronarja e firmës së pastrimit eko-kimik, Lindsey Boyd.

Boyd ka zbuluar se si lahen të gjitha llojet e xhaketave dhe palltove, por ka tërhequr vërejtjen që kimikisht të pastrohen lëkura, lëkura e drerit dhe gëzofi.

Gjithashtu, nëse në palltot dhe xhaketat tuaja shkruan “dry celan only”, atëherë lajini vetëm në pastrim kimik.

Xhupat me pendla ose poliseter

Xhaketat e mbushura i lani në programe të veçanta (të ndjeshme) të rrobalarëses dhe në temperaturë të ulët në tharëse rrobash. Në tharëse vini toptha tenisi apo toptha të cilët do të pengojnë krijimin e gungave në pesën e mbushur të xhaketës.

Palltot e leshta

Fusni në rrobalarëse dhe lani në programin e larjes së rrobave të leshta, rrobave shumë të ndjeshme apo të rrobave që lahen me dorë.

Uji në atë cikël patjetër duhet të jetë i ftohtë apo i vakët, prandaj zgjidhni temperaturën më të ulët. Thajini ne ambient te hapur.

– Mos i fusni palltot e leshta në tharëse rrobash sepse do të tkurren (do të mblidhen). Centrifuga e përshtatur duhet t’i nxjerrë tepricën e ujit.

Lëkura artificiale

Edhe lëkurat artificiale mund të lahen në rrobalarëse, mjafton të zgjidhni programin e përshtatshëm, me pas lëreni të thahet plotësisht në ambient të hapur./Mesazhi/