Tronditet Tirana: Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Një vrasje e trefishtë ka tronditur kryeqytetin ku dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin 63 vjeç, vjehrrën 52 dhe veten.

Sipas Balkan Web, Majlind Lila ka shkuar në shtëpinë e prindërve të së dashurës, me të cilën bashkëjetonte prej një viti, për të sqaruar një konflikt. Por situata është tensionuar dhe pasi kanë debatuar ashpër, ai ka qëlluar me armë kundër tyre. Pasi u largua nga banesa, qëlloi edhe veten.

Është ende e paqartë arsyeja e vrasjes. Për fat të mirë, e dashura e Lilës, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.