Tri super ndeshje zhvillohen sot

Sot është dita e 11’të e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në programin e sotshëm do t’i kemi tri ndeshje tejet interesante.

Nga ora 14:00, zhvillohet takimi i grupit G, Angli – Panama, shkruan IndeksOnline.

Tre Luanët e Gareth Southgate shpresojnë në fitore për ta siguruar kualifikimin në fazën eliminim/direkt.

Takimi i dytë për ditën e sotme zhvillohet nga ora 17:00, mes Japonisë dhe Senegalit, e vlefshme për grupin H.

Kurse, takimi i fundit për ditën e dielë zhvillohet nga ora 20:00 dhe luhet mes Polonisë dhe Kolumbisë.