Tri gra vdesin në aksident në Istog

Tri femra kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baice të Istogut, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave civile. Kjo ndodhi pasi i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, u aksidentua me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjer, katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar.

Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve.