Tri gra plagosen në dasmë në Tërnje të Suharekës

Mbrëmë rreth orës 22:38 minuta, në një dasmë në fshatin Tërnje të Suharekës, nga të shtënat e pakontrolluara nga dy armë të zjarrit: njëra kallashnikov dhe tjetra pistoletë, tri femra kanë marrë plagë, njoftoi sot Policia në Prizren.

Viktimat janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor dhe pas dhënies së ndihmës, njëra nga viktimat është përcjellë në QKUK në Prishtinë.

Pas pranimit të informatës për rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Janë kryer bastisje në katër shtëpi me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar:

Një kallashnikov i prodhimit jugosllav;

Një pistoletë “Ekol Firat” ;

Dhjetë fishekë të kalibrit 9 mm;

Një fishek i revolverit;

Një gëzhojë e kalibrit 9mm;

Gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm;

Një karikator i AK-47;

Një karikator i pistoletës.

hetimeve janë arrestuar dy meshkuj në cilësi të personave të dyshuar, për të cilët dyshohen se kanë konsumuar elemente të disa veprave penale. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel që të mos përdoren armët e zjarrit në asnjë mënyrë e posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare, sepse ekziston rrezik permanent për lëndime trupore dhe humbje të jetëve të njerëzve.