Trepça’ 89 e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Trepça’ 89 ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Trepça’ 89 e ka mposhtur Prishtinën në çerekfinale të Kupës së Kosovës vetëm pas gjuajtjeve të penalltive në stadiumin Fadil Vokrri. Të dy skuadrat nuk arritën ta përcaktonin fituesin për më shumë se 120’ minuta, andaj u dashtë që të shkonin në penallti, raporton lajmi.net. Trepça’89 ishte më e saktë nga gjuajta e 11 metërshave, duke shënuar pesë penallti, ndërsa ka dështuar në një. Nga ana tjetër, Prishtina shënoi katër penallti, ndërsa dështoi në dy.
SHPËRNDAJE