Më tregoni si të festoj…

Nga Rijad H. Imeri

Më tregoni si të festoj….
Si të festoj kur flamuri im ende gjak pikon…!
Si të festoj kur hija e zezë si një gogol mbi të qëndron…!
Si të festoj kur ende qëndrojmë të ndarë…!
Si të festoj kur në emër të tij veprojmë si të marrë…!
Si të festoj kur idealet e tij përmbysen…!
E ngjyrat e tij para nesh zbehen e veniten…!
Si të festoj kur na mësuan se duhet të jetojmë si shqiponjë…!
e folen na e shndërruan në plehra të mbushur me cakonjë…!
Si të festoj kur gjaku i dëshmorit nuk nderohet…!
e familja e tij për një kafshat buke përgjërohet…!
Si të fesoj kur 364 ditë n’vit punohet kundër tij…
e një ditë festojnë e dehen në emër të tij…!
Si të festoj kur Ismail Qemajli vetëm n’këtë ditë pëkujtohet…!
e feja e tij cdo ditë fyhet e nëncmohet…!
Si të festoj kur flamuri u ngrit që të bëhemi shtet…!
E kjo ëndërr e bukur vetëm në kokat tona ka mbet…!
Ju lutem më tregoni vetëm një arsye pse të festoj
se qindra të tjera zemrën time si plumba po e shpojnë !!