Tregim interesatnt/Truri i gomarit!!

Në një ditë prej ditëve luani i uritur i tha dhelprës: Më sill ushqim ose të hangra ty.
Dhelpra tha: Më jep pak afat që ta sjell gomarin.

Shkoi dhelpra që ta kërkojë gomarin për luanin.

Kur e gjeti gomarin i tha: Luani po të kërkon që të të bëj mbret të xhungllës.
Niset gomari me gëzim te luani, e kur arriti tek ai, para se të fliste e goditi luani në kokë dhe ja këputi veshët e tij, mirëpo ja arriti të ikë gomari.
Luani i hidhruar i tha dhelprës: Ma sill gomarin prap o të hangra.
Shkoi dhelpra përseri tek gomari dhe i tha: Si po ik prej luanit dhe po ja humb vetës atë pozitë?!
Gomari i tha: Hilja jote u zbulua…më thua se ai po dëshiron të më bëj mbret, ndërsa në realitet ai po dëshiron të më haj. Më ka sjell në kokë saqë m’i këputi veshët.
T’i ka këputur veshët që ta vendos kurorën, i tha dhelpra.
E logjikshme kjo çka po thua, eja të shkojmë te luani, tha gomari.
Kur u afrua gomari te luani, e sulmoi përseri luani dhe ja këputi bishtin, mirëpo përseri iku gomari.
E i tha luani dhelprës: Shko ma sill prap atë gomar!
Shkoi dhelpra te gomari dhe i tha: Më ke lodhur! Pse po ikë gjithnjë nga luani?!
Gomari tha: Më këputi bishtin dhe veshët dhe ti ende më thua mua që ai dëshiron të më bëj mbret?!
E si të ulesh në karrigën e mbretit përderisa ti ke bisht?! E vërtetë, tha gomari.
Shkoi dhelpra me gomarin te luani për herë të tretë, mirëpo këtë herë luani ishte më i vëmendshëm, iu hodh gomarit dhe e mbyti.
Dhe i tha dhelprës: Merre gomarin hiqja lëkuren dhe ma sill trurin, mushkritë, veshkët dhe zemrën e tij!
Shkoi dhelpra dhe e hangër trurin e tij.
Kur shkoi te luani ja çoi vetëm mushkëritë, veshkët dhe zemrën.
Luani e pyeti: Ku është truri?!
Sikur te kishte tru ai nuk do kthehej pasi ja këpute veshët dhe bishtin, i tha dhelpra!
E ke thënë të vërtetën oj dhelpër, i tha luani.