Tre të vrarë në Shqipëri, shkak prona

Një ngjarje e rëndë ndodhur këtë të martë në fshatin Xibër të Klosit në Shqipëri. Sherri për pronat mes kushërinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve, duke shkaktuar dhe tre viktima.

Sipas informacioneve nga policia lokale, Sali Dakuci ka qëlluar me pistoletë kushëririn e parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit F.Dakuci. Nga plumbat ata kanë ndërruar jetë menjëherë.

Më pas Sali Dakuci që vrarë veten. Që policia të mbërrinte në vendngjarje si dhe ekipet e ambulancave është dashur shumë kohë, mbi 2 orë, pasi fshati ndodhet në një zonë të vështirë dhe larg nga qyteti.  Policia ende nuk e ka të qartë se si ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet janë në vijim.

Informacioni paraprak nga Policia:

“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.