Tre të vrarë në Gjakovë

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë. Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin, zëdhënsja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ismajl Qemajli’ kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se ende nuk dihet motivet e kësaj vrasje, dhe se viktimat janë të gjinis mashkullore të moshës 25- 35 vjeçar.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.