Tre shqiptarë startojnë për Lazion kundër Marseilles

Në kuadër të Europa League, Lazio është nikoqir i Marseilles në Romë.

Lazio, e pozicionuar në vendin e dytë në grupin H, synon sonte me çdo kusht fitoren.

Dhe në këtë ndeshje, Inzaghi ua ka besuar vendin e titullarit TRE futbollistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për portierin, Thomas Strakosha, mesfushorin, Valon Berisha dhe mbrojtësin, Riza Durmishi.

Ky i fundit ka pasur minutash më të ulët që prej kalimit në Lazio nga Salzburg, ndërsa Strakosha është i pazëvendësueshëm.

Formacioni i Lazios: Strakosha; Wallace, Luiz Felipe, Acerbi; Marusic, Cataldi, Parolo, Berisha, Durmisi; Correa, Immobile.

SHPËRNDAJE