Tre gurët që do shiten në ankand për 855 mijë dollarë

This fragment of rock is a portion of a rock from the Taurus Littrow Valley of the Moon, carried to Earth by the crew of the Apollo 17 mission, Dec. 7-19, 1972. It is displayed in the planetarium entrance of the State Museum of Pennsylvania in Harrisburg. 12/14/09 DAN GLEITER, The Patriot-News

Tre gurë të sjellë nga hëna gjysmë shekulli më parë, të vetmet mostra të njohura hënore do të shiten për 855 mijë dollarë në New York të enjten bën të ditur Sotheby

Ata ishin pronë e Nina Ivanovna Koroleva, e veja e Sergei Pavlovich Korolev, ish-drejtori i programit hapësinor sovjetik. Bashkimi Sovjetik ia dha dhuratë gurët për nder të punës së bashkëshortit të saj.

Korolev ka qenë një inxhinier i raketave, avion dhe projektues i anijeve të hapësirës dhe mbikqyrës programimi hapësinor sovjetik gjatë viteve 1950 dhe ’60.

Puna e tij ishte tepër e rëndësishme për suksesin e programeve të shumta sovjetike në hapësirë, përfshirë fluturimin historik në orbitë rreth Tokës me anijen Vostok 1 të Juri Gagarin.

Ai vdiq në vitin 1966 dhe nuk arriti të shikonte mostrat e marra nga hëna.

“Simbolizmi që kanë këta gurë, kushton më shumë sesa çdo shumë monetare që mund të paguhet në ankand” shpjegoi eksperti i Sotheby Cassandra Hatton për AFP /Ora News