Transfermarkt tregon vlerën e Kosovës dhe të Çekisë

Në renditjen e grupit A, Kosovën dhe Çekinë e ndanë vetëm një pikë.

Por, nëse shikohet vlera e lojtarëve sipas ‘Transfermarkt’, çekët avancojnë dukshëm.

Me lojtarët e ftuar në shtator, vlera e Kombëtares së Kosovës është 41,58 milionë euro.

Lojtarët me vlerën më të madhe te Kosova janë Florent Hadërgjonaj dhe Valon Berisha, që vlejnë nga shtatë milionë euro, ndërsa lojtari i ardhur së fundi, Florent Muslija, vlerësohet tre milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi kombëtar i Çekisë vlerësohet 122.45 milionë euro.

Më i vlefshmi te Çekia është Pavel Kaderabek, me vlerë 20 milionë euro./Lajmi.net/