Trajnerit të njohur i vjen turp që është serb, ndryshon edhe mbiemrin

Trajnerit të njohur, Nestor El Maestro i pengon të ketë një mbiemër të ngjashëm me kriminelin e ballkanit, Sllobodan Miloshevic.

Ka ndryshuar mbiemrin vetëm se i vije turp që është me prejardhje nga Serbia.

Ai u lind në vitin 1983 në Beograd ndërsa emri i parë i tij ishte Nestor Jevtic, shkruan indeksonline.

Tashmë jeton në Angli dhe ka ndryshuar mbiemrin në moshën 16-vjeçare pasi prapashtesa “ic” është e njejtë me atë të Miloshevicit.

“Dëshiroja ta heq atë ‘iç’. Pas aq vitesh në Angli ndihesha si britanik, por edhe më vinte turp që isha nga Serbia, pasi në atë kohë e gjithë bota e shihte si agresor. Tirani Slobodan Milosevic, mbiemri i të cilit përfundon si i imi (me iç) është dënuar për krime lufte”, ka thënë Nestor në një intervistë për “Gardian”.

Për herë të parë emrin e mbiemrin i ndërroi kur u bë John Smith, më vonë e ktheu emrin Nestor, por ia shtoi edhe El Maestro, sepse i tingëllonte më “cool” dhe tani njihet me këtë emër.

“Tani jam El Maestro, më gjatë se sa isha Jevtic dhe jam mësuar të jetoj me këtë mbiemër”, ka thënë trajneri 35-vjeçar.

Pas disa përvojave në skuadra të ndryshme, aktualisht është trajner i CSKA Sofia.